Maqedoni Kryeministri Gruevski takohet me ministrin e mbrojtjes së Kroacisë, Kotromanoviq

Kryeministri Gruevski takohet me ministrin e mbrojtjes së Kroacisë, Kotromanoviq

Në këtë takim janë përshëndetur raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve, të cilat zhvillohen në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime në më shumë tema nga fusha të ndryshme, që janë me interes për avancimin e mëtutjeshëm të raporteve, duke vendosur theksin mbi bashkëpunimin në projekte nga fusha e mbrojtjes.

Kryeministri Gruevski i përmendi reformat dhe masat që ndërmerren për avancimin e standardeve në fushën e mbrojtjes. Ai shtoi se anëtarësimi në NATO paraqet përcaktim strategjik dhe se R. e Maqedonisë ka pjesëmarrje aktive në misionet paqësore të NATO-s dhe paraqet partner aktiv në përmbushjen e funksioneve dhe synimeve të Aleancës.

Ministri i mbrojtjes Kotromanoviq theksoi se R. e Kroacisë në mënyrë aktive mbështet anëtarësimin e R. së Maqedonisë në NATO, duke nënvizuar se shteti i plotëson standardet dhe kriteret e larta për anëtarësi të plotë. Ai gjithashtu theksoi se R. e Kroacisë ofron mbështetje të plotë për aktivitetet për realizimin e projekteve që do të kontribuojnë për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e rajonit.

Është biseduar edhe për gatishmërinë dhe mundësinë për bashkëpunim intensiv në më shumë projekte konkrete, siç është bashkëpunimi në lidhje me Qendrën për trajnimin e pilotëve dhe trajnimin e kuadrove në fushën e mbrojtjes.