Maqedoni Deputetët sot duhet të votojnë për pakon e ligjeve që e firmosën...

Deputetët sot duhet të votojnë për pakon e ligjeve që e firmosën grupet e punës

Pakon e ligjeve që partitë politike që firmosën e Marrëveshjes së Përzhinos, sipas paralajmërimeve të politikanëve, sot duhet të gjenden para deputetët në Kuvend.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski thotë se edhe më tej nuk dihet nëse ligjet sot do të procedohen në Kuvend.

“Duhet të kemi koordinim me kryetarin e Kuvendit, e më pas do të dimë nëse sot do të votojmë për ligjet” tha Sugarevski.

Deputetët duhet t’i votojnë këto pika: propozim-ligji për Kodin Zgjedhor, ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal për mbrojtjen e privatësisë, propozim-ligji për “informatorët” dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë.

Partitë të premten në mëngjes finalizuan Marrëveshjen e Përzhinos dhe vendosën që për ministër të ri të brendshëm ta emërojnë Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski për punë dhe politikë sociale. Në mënyrë shtesë, zëvendës- ministër nga LSDM do të jenë Aleksandar Kiracovski për shoqëri informatike dhe administratë, Kire Naumov për financa dhe Lupço Nikollovski në bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujëra.

Sot grupet e punës duhet të vazhdojnë bisedimet për mediumet. Ndërkaq, afati që partitë të arrijnë marrëveshje për mediumet ishte 15 tetori, por i tërë procesi u shty sepse partitë nuk arritën marrëveshje për rregullativën zgjedhore.