Maqedoni Plomp: Llogaridhënia është kyçe për zgjidhjen e konfliktit politik

Plomp: Llogaridhënia është kyçe për zgjidhjen e konfliktit politik

Ambasadori holandez Vauter Plomp mbrëmë reagoi ndaj vendimit të presidentit Ivanov që t’i fal dhe të jep amnisti për politikanët.

“Llogaridhënia është kyçe për zgjidhjen e konfliktit politik, për Marrëveshjen e Përzhinos dhe më gjerë. Përgjigja s’mund të jetë jashtë- ligjore. Mbështetje të plotë për PSP-në” shkroi Plomp në Tuiter.

Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.