Maqedoni Përmbyllet lista e votuesve, të drejtë vote kanë 1.784.416 qytetarë

Përmbyllet lista e votuesve, të drejtë vote kanë 1.784.416 qytetarë

KSHZ sot ka përfunduar listën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në dhjetor.

Sipas listës së votuesve, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 dhjetor, të drejtë vote kanë 1.784.416 qytetarë të moshës madhore në R. e Maqedonisë.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski njoftoi se në njësitë zgjedhore nëpër Maqedoni do të votojnë 1.531.368 qytetarë ndërsa në listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 230.122 persona të cilët sipas evidencës të organit kompetent konsiderohet se janë në punë të përkohshme jashtë vendit.

Nga ky Komision, njoftuan se në zgjedhje do të votojnë edhe 13 persona të shpërngulur brenda dhe 2015 persona që janë në arrest apo burg ndërsa në hapësirat e KSHZ-së, para zgjedhjeve do të votojnë edhe 320 persona që janë anëtarë të Këshilla votues në Diasporë.

Komisioni njoftoi poashtu se emrat e të gjithë 11 koalicioneve dhe partive do të shkruhet në gjuhën maqedonase ndërsa në NJZ ku ka numër më të madh të ndonjë komuniteti, fleta e votimit do të shkruhet edhe në gjuhën e tyre amë.