Maqedoni Përfaqësuesit e partive në Përzhinë flasin për mediat

Përfaqësuesit e partive në Përzhinë flasin për mediat

Ka filluar takimi i punës së përfaqësuesve të partive politike të cilët sot së bashku me ambasadorët Aivo Orav dhe Xhes Bejli në Përzhinë do të bisedojnë për reformat në media.

Në takim marrin pjesë Renata Deskoska nga LSDM, Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE, Imer Aliu nga PDSDH dhe Artan Grubi nga BDI.

Takimi vijon pas vizitës së djeshme të të dërguarit special gjerman, Johanes Hajndël.

Ai është takuar me krerët e LSDM, BDI dhe PDSH, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi dhe me delegacionin partiak të VMRO DPMNE-së. Ndërkaq, në qershor takimet e palëve u ndërprerë për shkak të kundërshtimeve në mendime ku fajin partitë ia hidhnin njëra- tjetrës.