Maqedoni Pasdite Ahmeti do të ketë takim me kryesinë qendrore të BDI-së

Pasdite Ahmeti do të ketë takim me kryesinë qendrore të BDI-së

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur kryesinë qendrore të partisë për sot më ora 17:30, konfirmojnë nga BDI për “Televizija 24”.

Në takim, siç shkruan televizioni, tre nënkryetarët, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, duhet të referojnë për rrjedhën e bisedimeve me ekipin e punës të LSDM-së.

Takimi i kryesisë qendrore vjen pas takimit të mbrëmshëm të liderëve të BDI dhe LSDM, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev në Reçicë të Vogël.

Zaev pas takimit treorësh tha se partitë janë afër marrëveshje dhe se në takim është folur për kushtetutshmërinë e vendimeve të propozuara.