Maqedoni Takohen partitë: Grupet e punës sot do të bisedojnë për Marrëveshjen kornizë

Takohen partitë: Grupet e punës sot do të bisedojnë për Marrëveshjen kornizë

Marrëveshja e Ohrit është diskutuar në grupin  e punës, madje duke pasur për bazë një prezantim nga vetë diplomati Piter Fejt, i ngarkuar nga Komisioni Evropian. Qeveria ka kohë deri në dhjetor për të ndërtuar ndonjë strategji të re, pas rekomandimeve nga ky prezantim.

Grupi i punës ka diskutuar rreth zbatimit dhe ngecjeve të Marrëveshjes së Ohrit.  Para përfaqësuesve të partive politike, diplomati holandez Piter Fejt prezantoi analizën e tij, akoma të papërfunduar, rreth zbatimit të këtij dokumenti i parashikuar të përfundonte zbatimin që në vitin 2005.

Ai është angazhuar nga Komisioni Evropian për të analizuar zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, që rekomandohet tashmë në disa raportet e fundit të progresit. Analiza përfundimtare duhet të publikohet në një konferencë të gjerë ndërkombëtare në nëntor, ndërsa varësisht nga rekomandimet, Qeveria do të miratojë konkluzione në dhjetorin e këtij viti. Edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi ka prezantuar plan-veprimin e Qeverisë për zbatimin e reformave evropiane, konkretisht hapat që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit.

Diskutimi për Marrëveshjen e Ohrit ka qenë episodik, ndërsa ditëve në vijim, partitë do t’u kthehen çështjeve me përparësi, Kodit Zgjedhor dhe mediave. Nga ana tjetër, mbetet në status-quo çështja e Komisionit Hetimor për vërtetimin e përgjegjësisë politike për skandalin e përgjimit. Për shkak të mosmarrëveshjeve elementare mes partive, nuk është parashikuar takim tjetër për këtë çështje.

Lidhur me mediumet në takim do të diskutohet më 15 tetor.