Maqedoni Papa shpreh ngushëllime për viktimat e vërshimeve

Papa shpreh ngushëllime për viktimat e vërshimeve

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze kumtoi se papa Françesku përmes sekretarit shtetëror, kardinalit Pjetro Parolin i dërgoi urim peshkopit të Shkupit, Kiro Stojanov, me të cilin shpreh ngushëllim për të pësuarit nga fatkeqësia atmosferike, e cila para disa ditëve ndodhi në Shkup dhe në vendbanimet përreth.

Në telegram thuhet se hirësia e tij dërgon urimin e vet apostolik, duke e shprehur afërsinë e vet shpirtërore për të gjithë ata të cilët i humbën jetët dhe lutet për ata të cilët pësuan nga pasojat e motit të lig.

“Të informuar për motin e lig dramatik që e goditi qytetin dhe vendbanimet përreth, duke i shkaktuar dhimbje të thellë tërë vendit, Ati i shenjtë, papa lutet t’ua transmetoni familjeve të viktimave, shprehjet e tij të ngushëllimit të thellë, duke e shprehur afërsinë e vet shpirtërore për të pikëlluarit. Hirësia e tij lutet për të gjithë ata të cilët humbën jetën dhe derisa thërret ngushëllim qiellor për ata të cilët pësuan nga pasojat e motit të lig, të gjithëve u dërgon uratën e vet apostolike”, qëndron në telegram.