Maqedoni MASh iu lëshoi pe studentëve: Do të ketë ligj të ri pa...

MASh iu lëshoi pe studentëve: Do të ketë ligj të ri pa provim shtetëror

Ligji i ri për arsimin e lartë, pa provim shtetëror, ranë në ujdi “Plenumi Studentor” me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Universitet të “Shën Kiril Metodi”, në takimin që zgjati dy orë, për Agjencinë e Lajmeve “Meta” konfirmoi, Stefan Vidikov, përfaqësues i studentëve.

Jemi të kënaqur nga takimi. Nga java e ardhshme fillojmë me punën e grupeve të punës. Sonte kemi plenumin gjeneral, për të cilin duhet të vendosim se çfarë hapash do të ndërmarrim në të ardhmen- deklaroi Vidikov.