Bota Ballkan Në Prishtinë rreth tetëdhjetë të plagosur

Në Prishtinë rreth tetëdhjetë të plagosur

Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni konfirmoi se 56 policë janë të lënduar, dy prej tyre më rëndë.

Maxhuni konfirmoi se në protestë janë përdorur edhe plumba gome por sipas tij intervenimi i Policisë ishte në proporcion me eskalimin e situatës.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha tha se të gjithë ata që kanë shkelur rendin dhe ligjin do të ndiqen penalisht pa përjashtuar askënd.

Ndërkohë një polic që ishe I vetëm tek tregu në Ulpianë është sulmuar nga disa protestues

Në momentin e sulmit aty ka kaluar vetura e televizionit Klan Kosova, të cilët e kanë ndihmuar policin ndërkaq protestuesit e kanë sulmuar me gurë edhe veturën e televizionit e cila është dëmtuar.
Gjithsej 8 persona janë lënduar nga protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila protestë 30 minuta më vonë kaloi në një gjendje tjetër.

Rrugët dhe sheshet e Prishtinës u mbushën me gazë lotsjellës, spreh, gurë dhe gjësende të ndryshme që gjuanin protestuesit por edhe policët.
Si pasojë e këtyre gjuajtjeve mbetën të lënduar 24 protestues dhe 56 polic. Ky është edhe numri zyrtarë i dhënë nga drejtuesit e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani, tha para mediave se të gjithë të lënduarve u është ofruar ndihma emergjente dhe të gjithë prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë.

Tashmë ka filluar pastrimi I rrugëve nga gurët e gjuajtur nga protestuesit.