Maqedoni OSBE/ ODIHR do t’i ndjek zgjedhjet me më shumë se 300 vëzhgues

OSBE/ ODIHR do t’i ndjek zgjedhjet me më shumë se 300 vëzhgues

Zyra e misionit të OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) sot zyrtarisht filloi mision vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

Misioni përbëhet nga ekipi kryesor prej 14 ekspertëve dhe 20 vëzhgues afatgjatë, që do të sistemohen në vend në ekipe me nga dy, duke filluar nga 9 nëntori.

ODIHR do të kërkoj nga vendet- anëtare e OSBE të sigurojnë 300 vëzhgues afatshkurtër të cilët do ta vëzhgojnë procesin në ditën e zgjedhjeve.

Misionin do ta udhëheq Tana de Zulueta, e cila tanimë është takuar me anëtarët të KSHZ-së dhe përfaqësuesit e MPJ-së. Në periudhën e ardhshëm, përfaqësuesit e OSBE-së do të takohem me partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat.

“Mandati jonë është që të bëjmë vëzhgimin dhe vlerësimin e fushatës zgjedhore dhe ditë së zgjedhjeve. Numri i vëzhguesve është i lartë dhe na mundëson që të kemi analizë të mirë të procesit zgjedhor” tha De Zulueta.

Ajo shtoi se vëzhguesit e OSBE-së do të jenë neutral dhe nëse ka situata serioze sigurie, këtë do ta theksojnë, por tejkalimi i situatave të këtilla është punë e Qeverisë.

OSBE do ta publikoj raportin final vitin e ardhshëm, rreth tetë javëve pas mbarimit të zgjedhjeve.