Maqedoni Prokuroria kërkon Kezharovski të kthehet në burg

Prokuroria kërkon Kezharovski të kthehet në burg

Ankesë ndaj vendimit për lirim me kusht të Tomisllav Kezharovskit dorëzoi Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në afatin e paraparë ligjor, prokurori kompetent publik ka shqyrtuar vendimin për lirim me kusht, e miratuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Duke konsideruar se me këtë vendim gabimisht është vërtetuar gjendja faktike në këtë rast dhe se personi i gjykuar nuk i plotëson kushtet për lirim me kusht, prokurori kompetent publik dorëzoi ankesë ndaj vendimit- thuhet në njoftim.

Avokati Filip Medarski thotë se tani ngel të pritet vendimi i gjykatës më të lartë (Gjykatës së Apelit) dhe presin rezultat pozitiv.

-Punojmë në kërkesën deri tek gjykata supreme për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të shkallës së parë dhe pres kjo të dorëzohet gjatë javën së ardhshme- tha Medarski.

Gjykata e Apelit lidhur me ankesën e Prokurorisë publike nuk ka afat deri kur duhet të përgjigjet.