Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot ka refuzuar ankesën e PSP dhe ka vërtetuar vendimin e gjykatëses Elena Josifoviq që mos t’u merren pasaportat ish drejtorit të DSk-së Sasho Mijalkov, ish shefit të kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës- ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq, tre të dyshuarit në lëndën “Thesari”.

Josifoviq pas marrjes në pyetjet të Mijakov, Jakimovskit dhe Stajkoviqit, sot mori vendim me të cilin refuzoi si të pabazë kërkesën e PSP që të treve t’u shqiptohet masa e kujdesit gjegjësisht të mos u merren pasaportat.

Sipas PSP-së, të dyshuarit në “Thesari”, përmes firmës “Finzi”, me të cilën në një periudhë të caktuar ka udhëhequr tanimë i ndjeri Kosta Kërpaç, kanë marrë pajisje për DSK-së dhe e kanë dëmtuar buxhetin për 862.045 euro.