Maqedoni Nxënësit e shkollës teknike në Manastir protestojnë kundër dygjuhësisë

Nxënësit e shkollës teknike në Manastir protestojnë kundër dygjuhësisë

Dhjetëra nxënës nga shkolla e mesme teknike “Gjorgji Naumov” nga Manastiri sot paradite rreth orës 10 kanë ndërprerë procesin mësimor dhe kanë dalë në oborrin e shkollës duke protestuar kundër dygjuhësisë.

Ata thonë se vet janë organizuar përmes rrjeteve sociale sepse nuk janë pajtuar me politikën momentale në vend “të mësojnë gjuhën shqipe”. nxënësit që nuk kanë protestuar, kanë qëndruar nëpër bankat e shkollës.

Njëri prej nxënësve, pjesëmarrës në protestë, thotë se protestat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.