Maqedoni Fjalimi i urimit të presidentit Ivanov

Fjalimi i urimit të presidentit Ivanov

Presidenti Ivanov në urimin e Vitit të ri shprehu dëshirën për një Vit më të mirë dhe të suksesshëm për të gjithë qytetarët. Ivanov me këtë rast shprehu falënderime ndaj të gjithë aktorëve shoqëror që me sukseset e tyre i kontribuojnë përparimit të shoqërisë. Presidenti Ivanov gjithashtu shprehu nevojën për kultivimin e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri.

Festat janë mundësi që t’i kujtojmë vlerat e vërteta nga burojnë mendimet dhe fjalët tona, veprat dhe shprehitë por edhe ardhmëria jonë. T’i ndajmë mendimet e mira dhe shpresat me të sëmurët, dhe të gjitha ata që kanë nevojë për ngushëllim, ndihmë dhe mbështetja. Ta kultivojmë traditën tonë të bashkëjetesës dhe respektit si dhe të pranimit ta atyre që janë ndryshe nga ne. Ta ndërtojmë Maqedoninë sipas vlerave, kritereve dhe standardeve më të larta evropiane, të gëzohemi për punët e vogla që e bënë të madhe jetën. T’i kushtojmë kujdesin tonë, dashurinë dhe respektin familjeve tona, fëmijëve tanë, fqinjëve dhe miqve. Ti ndajmë mendimet e mira dhe shpresat me të sëmurët, të pafuqishmit dhe të gjithë ata që iu është e nevojshme ndihma jonë. Ta kultivojmë traditën tonë të bashkëjetesës me respektim dhe pranim të dallimeve tona. Ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë në bazë të vlerave, kritereve e standardeve më të larta evropiane. Në gjithçka që bëjmë, të i dëshirojmë Maqedonisë më të mirën. Të vazhdojmë të punojmë në mirësi pasi që prej neve varet e ardhmja e Maqedonisë”, u shpreh Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.