Maqedoni LSDM dhe VMRO-DPMNE: U morën vesh të vazhdojnë vetëm me negociatat

LSDM dhe VMRO-DPMNE: U morën vesh të vazhdojnë vetëm me negociatat

Përfaqësuesit e VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së sot në Bruksel realizuan takim me eurodeputet Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Edvard Kukan.

Pas takimit është shpalosur një kumtesë në të cilën thuhet se pjesëmarrësit janë pajtuar që dikutimet të vazhdojnë.

Përveç kësaj, asnjë informacion nuk  doli nga përmbajtja e bisedimeve.

Përfaqësuesit e LSDM-së  janë takuar me eurodeputetët  një orë, pastaj  gjithashtu një orë ka zgjatur edhe takimi me përfaqësuesit e VMRO- DPMNE-së me treshen evropiane. Radmila Sheqerinska dhe Nikola Poposki,  me eurodeputetët kanë shkuar për drekë.

Takimi i fundit i përbashkët ndërmjet tri tresheve ka zgjatur 2 orë- deri në orën 17. Takimi i radhës pritet të  mbahet kah mesi i prillit pas festave të Pashkëve.