Maqedoni Nesër do të mbahet takimi i ri i liderëve

Nesër do të mbahet takimi i ri i liderëve

Takimi i radhës i liderëve politik në Shkup do të realizohet nesër. Por, kësaj here në mbledhje nuk do të marr pjesë ndërmjetësuesi evropian, komisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Në takim pritet që të marrin pjesë Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski. Katër liderët politik kanë arritur një marrëveshje me dy qershor, e cila është shtysë e bisedimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Para takimit të ditës së nesërme, Nikolla Gruevski dha sinjale për lëshim pe. Ai para opinionit u paraqit me një deklaratë se përveç dorëheqjes si kryeministër është në gjendje që të pranoj kërkesat tjera të opozitës maqedonase.

Kalkulimet e liderëve politik si duket kanë rreshtuar edhe partitë e vogla në vend. Ata po presin që t`i bashkohen ndonjë fronti ose të veprojnë vet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në muajin prill të vitit 2016.