Maqedoni Nimic i ka shkruar Koxias, Nuland nesër në Athinë

Nimic i ka shkruar Koxias, Nuland nesër në Athinë

Ndërmjetësuesi për kontestin e emrit, Metju Nimic, e ka kontaktuar shefin e ri grek të diplomacisë Nikos Koxias. Sipas gazetës “Etnos”, Nimic ka dërguar letër deri te Koxias për ta uruar për marrjen e postit, duke shprehur gatishmëri ta viziton Athinën që të bëjë kontakte dhe të njihet me qeverinë e re greke. Gazeta e ka vërejtur se pala greke, letrës së ndërmjetësuesit i është përgjigjur në mënyrë formale, pa i dërguar ndonjë ftesë Nimicit që ta vizitojë kryeqendrën greke së shpejti.

Kaxias nesër pasdite do të ketë takim me Viktoria Nuland, ndihmësja amerikane e sekretarit të shtetit për çështje evropiane, ku do të bisedohet për çështje evropiane dhe për çështje që i prek të dyja shtetet.

Nga pala greke, ajo që po dëgjohet është për një paket me masa për ndërtimin e besimit të cilën pala greke do t’ia kishte dërguar palës maqedonase si gjest i vullnetit të mirë. Sipas gazetës “Katimerini”, në këtë çështje tash më është e përzier dhe e interesuar edhe bashkësia ndërkombëtare si dhe Komision Evropian. Gazeta e ka vërejtur se ende është e paqartë se cilat do të ishin masat konkrete, a do t’i pranojë pala maqedonase, në çfarë kuadri do të ishin bërë bisedimet për këto masa, gjegjësisht a do të ishin mbajtur në kuadër të Kombeve të Bashkuara, në nivel bilateral apo ndër ombrellën e UE-së. Megjithatë, sipas gazetës, ajo që është shqetësuese është se nuk ka reagime nga OKB-ja edhe pas gjithë kësaj kohe që prej herës së parë që Koxiasis i ka përmendur masat.

Në analizën e gazetës “Katimerini”, vërehet se ideja për masat rrjedh nga presionet e shumta të SHBA-së, Gjermanisë dhe UE-së, të cilët me çdo kusht kërkojnë të bëhen më intensive negociatat ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë që me në fund të mbyllet çështja 20 vjeçare e kontesti të emrit. Siç vërehet në tekst , vlerësimet diplomate greke kanë qenë se për momentin nuk ka kushte të mira për zgjedhjen e çështjes për çka ka ardhur deri te ideja e masave për ndërtimin e besimit dhe në këtë mënyrë Greqia para bashkësisë ndërkombëtare ta përcaktoj problemin me irenditizmin e Qeverisë së Maqedonisë.