Maqedoni Nga “Kanal 77” kërkojnë shoqatat e gazetarëve të reagojnë për incidentin me...

Nga “Kanal 77” kërkojnë shoqatat e gazetarëve të reagojnë për incidentin me gazetaren e tyre

Radioja nacionale “Kanal 77” dënoi publikisht sjelljen e pjesëtarëve të LQMM të cilët në protestën e djeshme në Shtip nuk e kanë lejuar gazetaren e radios, Vanja Micevska që të informoj nga ngjarja.

Ajo i bëri thirrje shoqatave të gazetarëve që të dënojnë rastin.

“Pjesëmarrës në kundër –protestën nuk i kanë lejuar gazetares sonë të fotografinë dhe të filmoj, edhe pse në vendngjarje ka pasur media tjera që pa pengesë kanë informuar për rastin. Disa pjesëmarrës nga radhët e para, duke përdorur zë të lartë i kanë thënë gazetares sonë “Pse po filmon, shko në anën tjetër” duke aluduar në anën tjetër të lumit Otinjë ku para godinës së komunës në atë moment kanë protestuar pjesëmarrësit e “Revolucionit laraman” thonë nga radioja.

Për incidentin në fjalë është interesuar edhe misioni i OSBE-së që vëzhgon periudhën parazgjedhore.