Maqedoni Papritur ndërron jetë Vlado Gjorçev, gazetari dhe redaktori i “Meta”

Papritur ndërron jetë Vlado Gjorçev, gazetari dhe redaktori i “Meta”

Në orët e hershme të mëngjesit, në mënyrë të papritur ndërroi jetë Vllado Gjorçev, gazetar dhe redaktor në Agjencinë e Lajmeve “Meta”.

Gjorçev punoi në shumë media në mesin e cilave edhe “Veçer”, “Vreme”, “Shpic”, “Plus Info” dhe “Libertas”.

Para pak kohe Gjorçev e mori çmimin e dytë në konkursin për tregim më të mirë hulumtues gazetares me temë “Korrupsioni”, si pjesë e Programit të USAID-it për antikorrupsion.

Agjencia e lajmeve “Meta”, por edhe skena mediatike në vend ngeli pa një redaktor të shkëlqyeshëm, gazetar, shkrues i palodhshëm dhe mik i vërtetë.

Mbetjet mortore do të dorëzohen nesër në morgun e varrezave në Gjorçe Petrov në orën 12 ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13.