Maqedoni Në vitin 2015 janë lidhur më shumë martesa sesa në vitin paraprak

Në vitin 2015 janë lidhur më shumë martesa sesa në vitin paraprak

Numri i martesave të lidhura në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014 është rritur për 2,7% dhe është 14.816 ndërsa vitin e kaluar vërehet ulje e butë e divorceve, tregon analiza e Entit shtetëror statistikore.

Më shumë martesa gjegjësisht 1844 janë lidhur në gusht ndërsa më pak apo 702 në mars.

Të shpeshtën është lidhja e kurorës së parë me pjesëmarrje prej 92,6% janë gratë dhe 91,2% burrat. Martesë të dytë, me pjesëmarrje prej 8,1% dhe martesë të tretë me pjesëmarrje prej 0,7% të shpeshtën bëjnë burrat.

Mosha mesatare e lidhjes së kurorave të para është 26,2 për nusen ndërsa 29 vjet për dhëndrin.

Numri i divorceve në vitin 2015 shënon rënie prej 0,5% krahasuar me vitin 2014.

Më pak kurora 74 apo 3,4% gjatë vitit janë shkurorëzuar në gusht ndërsa më shumë 205 apo 10,5% në dhjetor.

Sipas jetëgjatësisë së martesave, pjesa më e madhe e divorceve apo 498 kanë ndodhur prej 5 deri 9 vite nga lidhja e martesës.