Korrespondentë Në shtabin e VMRO DPMNE-së në Manastir mund të hyhet vetëm pa...

Në shtabin e VMRO DPMNE-së në Manastir mund të hyhet vetëm pa telefon celular

Në selinë e re të VMRO DPMNE-së në Manastir nuk mund të hyhet dhe të bartet me vete telefoni celular.

Në derën hyrëse qëndron mbishkrim ku luten anëtarët e telefonave celular që aparatet e komunikimit t’i lënë tek hapësira për informacione. Në pyetjen nëse anëtarët e partisë frikësohen nga shpërndarja e incizimeve, zëdhënësja e VMRO DPMNE-së në Manastir, Valentina Markovska thotë se njoftimi edhe më tej do të qëndroj në derë dhe se “partia do të funksionoj në këtë mënyrë”.

Muajin e kaluar komuniteti i komunës së VMRO DPMNE-së në Manastir “fshehurazi” u zhvendos në hapësirat e reja në Qendër të Manastirit. Atëherë, Markovska gazetarëve u prektoi se do t’u dërgoj njoftim për atë se sa ka shpenzuar partia për selinë e re. Megjithatë, deri më sot nuk ka përgjigje për shifrën që partia e ka paguar për Komitetin e ri.

“Nuk kemi ende informacion sa mjete kushtojnë hapësirat. S’kam çfarë të them” deklaroi Markovska.