Maqedoni Në linjën SOS qytetarët ankohen se KSHZ dhe MPB luajnë ping-pong me...

Në linjën SOS qytetarët ankohen se KSHZ dhe MPB luajnë ping-pong me paraqitjet e tyre

Nga dita e vendosjes së listën së zgjedhësve në shqyrtim publik, qytetarët në mënyrë aktive paraqiten që të tregojnë problemet me listën e zgjedhësve në linjën SOS për paraqitjen e parregullsive zgjedhore (0800 88 888) e mundësuar nga aksioni civil “Ne vendosim”, njoftojnë nga nisma civile.

“Qytetarët që na janë lajmëruar u ankuan se pasi i kanë paraqitur gabimet në listën e zgjedhësve në KSHZ, prej atje i kanë drejtuar në MPB. Më pas, nga MPB u kanë kërkuar fleta pronësie për adresat e tyre, marrëveshjet e shitblerjes, print- skrin nga lista e zgjedhësve dhe dokumente tjera, që në pajtim me ligjit qytetarët nuk janë të obliguar t’i sigurojnë në këtë rast” deklaroi Sibel Amet nga aksioni civil “Ne vendosim”, që është e ngarkuar për obligimet nga linja telefonike SOS.

Ajo shtoi se qytetarët janë dekurajuar që t’i paraqesin parregullsitë në KSHZ pasi e tërë procedura bie mbi kurrizin e qytetarëve. Sipas ligjit thotë Amet, në paragrafin 2 të nenit 50 nga Kodi zgjedhor, kërkesat për regjistrim, fshirje apo plotësim në listën dorëzohen me shkrim deri në KSHZ.