Maqedoni MPB për granatimin e Qeverisë: Arma e njohur, komunikimet të parëndësishme

MPB për granatimin e Qeverisë: Arma e njohur, komunikimet të parëndësishme

Pesë ditë pas granatimit të godinës së Qeverisë në rrugën “Ilindenska nr 2, zëdhënësi Ivo Kotevski na konfirmoi se ekipet profesioniste të MPB kanë vërtetuar llojin e armës me të cilën është qëlluar, por se për çfarë bëhet fjalë saktë nuk deshi të zbulojë si dhe a bëhet fjalë për armën e njëjtën me të cilën u qëllua objekti më 28 tetor vitin e kaluar.

Përgjigjen që e morëm nga Kotevski në pyetjen nëse ka të dyshuar dhe rreth motiveve eventuale për sulmin është se “MPB po punon në gjetjen e kryerësve”.

Nga MPB nuk komentojnë as komunikatën që dje publikoi gazeta kosovare “Koha Ditore” sipas të cilës përgjegjësinë për sulmin e mori UÇK. Përkundrazi, nga MPB në shkresën e publikuar nuk i kushtojnë shumë vëmendje.

“Edhe më herët kishte komunikata të tilla dhe sipas verifikimeve që i bëmë atëherë, u konfirmua se janë dërguar nga IP adresë në Zvicër. Secili mund të dërgoj email, por s’do të thotë se ai është kryerësi”, tha Kotevski.

Granatimi i qeverisë ndodhi të premten më 10 korrik rreth orës 21. Sipas policisë është qëlluar blloku 5 i godinës që ka pamjen kah ura “Goce Dellçev”, por predha ka rënë disa metra nga godina, e cila nuk është dëmtuar.

Më herët më 28 tetor ndaj qeverisë u shkrepën dy predha të cilat përfunduan në fasadë.

Kryerësit ende nuk janë identifikuar, ndërsa 3 javë pas sulmit, nga Prokuroria për “Meta” deklaruan se “prokuroria kompetente publike ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me zbardhjen e incidentit dhe se është kryer ekspertiza e predhave si dhe janë kërkuar regjistrime nga objektet përreth”.
Prej atëherë për rastin nuk ka informacione të reja ndërsa epilog nuk ka as për rastin që njëkohësisht në policinë e Tetovës e denoncuan ty punonjës në “Ujësjellësin” lokal, sipas të cilëve, dy persona me uniformë të errët u janë kërcënuar dhe u kanë urdhëruar të ndërpresin punën.

Nuk janë zbuluar as kryerësit e “sulmeve me bombë” në afërsi të stacionit policor në Kumanovë dhe Tetovë, që ndodhën në fillim të dhjetorit vitin e kaluar.

Përgjegjësinë për sulmet, përmes komunikatës edhe atëherë e mori UÇK, por në lidhje me shkresat që i publikoi Alsat M, përgjigja nga Prokuroria ishte se “deri tek Prokuroria nuk ka arritur kurrfarë njoftimi për marrjen e përgjegjësinë për rastin”.