Kronikë MPB: Identifikohen trupat e komandant NATO-s dhe komandant Begut, arrestohet komandant Sokoli

MPB: Identifikohen trupat e komandant NATO-s dhe komandant Begut, arrestohet komandant Sokoli

Pas përfundimit të ekspertizës ndaj anëtarëve të vrarë të grupit terrorist, MPB përmes Byrosë së Interpolit në Shkup, ka filluar me procedurë për konfirmimin e identitetit të personave.

Siç njoftojnë nga MPB, deri më tani është vërtetuar identiteti i Mirsad Ndrecaj (36) apo komandant NATO, për të cilin sipas policisë, ekzistojnë dyshime se ka qenë njëri prej liderëve të grupit të likuiduar në aksionin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

“Arriti konfirmon pozitiv edhe për identitetin e Begë Rizaj, i lindur më 25 dhjetor të vitit 1977, nga Kosova dhe i njohur si komandant Begu. Nga të vdekurit është vërtetuar identiteti i Nusret Kaloshit i lindur më 18 prill të vitit 1975, ndryshe shtetas i Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Përveç tyre, shtojnë nga ministria, përmes Interpolit është vërtetuar edhe identiteti i Sami Ukshinit (48) nga Kosova, i njohur si komandant Sokoli i cili i është dorëzuar policisë.

Nga MPB thonë se vazhdon procedura për identifikimin edhe të personave tjerë nga grupi.