Maqedoni MPJ-ja ruse: Të mos ketë ndikime të jashtme gjatë formimit të qeverisë...

MPJ-ja ruse: Të mos ketë ndikime të jashtme gjatë formimit të qeverisë së re

“U bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoni që ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës, dhe të evitojnë ndikimet e jashtme kontraproduktive gjatë formimit të qeverisë së re

“Besojmë se politikanët e Maqedonisë janë koshientë për shkallën e përgjegjësisë për ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni dhe harmoninë ndëretnike, të cilat janë faktor i domosdoshëm për paqe në gjithë rajonin ballkanik”, potencohet në kumtesën e MPJ Ruse. Rusia, siç theksohet në kumtesë, pret që prioritetet e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë të jenë të balancuara dhe të fokusohen në përforcimin e paqes dhe të sigurisë në kontinentin evropian”.

Prej atje thonë se Rusia është e kënaqur që zgjedhjet e 11 dhjetorit, edhe krahas situatës me tension në vend, ato kanë kaluar në atmosferë të qetë.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë, mes të cilëve ishte edhe një grup i përfaqësuesve rusë, nuk kanë regjistruar shkelje të standardeve të aprovuara universale”, thuhet në njoftim, ku nënvizohet edhe se sipas rezultateve, asnjë parti politike nuk ka arritur të fitoj shumicë absolute.