Maqedoni “Most” bën thirrje KSHZ të nxjerr udhëzim të saktë për denoncimin e...

“Most” bën thirrje KSHZ të nxjerr udhëzim të saktë për denoncimin e të dhënave të dyshimtë

Asociacioni ”Most”, përmes një deklarate, thërret Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që të përcaktoj Rregulloren për metodologjinë e qasjes së plotë, ndryshimin dhe fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore, si edhe procedurën për zbatimin e kontrolleve në terren për përditësim, që qytetarët ta kenë më të qartë.

Asociacioni shton se pas publikimit të mundësisë së re të verifikimit të të dhënave në listën zgjedhore, me emër e mbiemër dhe adresë, janë paraqitur indikacione për pasaktësi, por edhe për një numër të madh paqartësishë për mënyrën se si qytetarët mund t’i paraqesin parregullësitë.