Bota FMN nuk është në bisedime me Athinën për shlyerjen e borxheve

FMN nuk është në bisedime me Athinën për shlyerjen e borxheve

FMN-ja deri më tani nuk ka zhvilluar bisedime me Athinën për shlyerjen e borxheve të këtij vendi. “Ekziston kornizë e vërtetuar në programin aktual për shpëtim dhe nuk ka bisedime për ndryshimin e saj”- njoftuan nga Fondi.

Ministri i financave të Greqisë, Janis Varufakis në deklaratë për gazetën italiane “Republika” tha se Athina ka filluar bisedime me FMN-në në lidhje me propozimin e saj për ndërrimin e borxhit grek me obligues shtetërore, si pjesë e përpjekjeve të Qeverisë së re për ristrukturimin e tij. Në kornizat e programit për shpëtim i miratuar nga “treshja” e kreditorëve, Greqisë në vitin 2010-të iu miratua borxhi prej 240 miliardë dollarë, në të kundërtën iu imponua zbatimi i masave më të rrepta të kursimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.