Maqedoni Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet deri te kryeministri Emil Dimitriev

Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet deri te kryeministri Emil Dimitriev

Ministrat e BDI-së sot dorëzuan dorëheqjet e tyre deri te kryeministri teknik për organizimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev.

Nga partia e Ahmetit sot nuk deshën të komentojnë më shumë dhe u thirrën në njoftimin e mbrëmshëm.

Kryesia e BDI dje mbrëma në selinë partiake në Tetovë mori vendim që t’i tërheq ministrat e Qeverisë së RM-së dhe të shqyrtojë politikën e partisë në ditët në vijim.

Në takim, krahas vendimit për tërheqje të ministrave, kryesia partiake ka konfirmuar qëndrimet se lideri Ahmeti ka autorizim të plotë të merr vendime për hapa të mëtutjeshme të partisë.