Sport Milan dërgon ofertë për Ribeiro

Milan dërgon ofertë për Ribeiro

Skuadra e Milanit ka dërguar ofertë për lojtarin i cili figuron si përforcim potencial i

Mançester Junajted. Everton Ribeiro, njëri ndër lojtarët më atraktiv në Ligën braziliane, sërish është cak i gjigantëve evropiane.

Sezonin e kaluar Ribeiro ishte cak i Mançester Junajted, por transferimi nuk u realizua. Megjithatë, konsiderohet se braziliani së shpejti do të përfundoj në ligën më të madhe evropiane.

Milan ka ofruar 10 milion euro, por Kruzeiro tani për tani është duke shqyrtuar ofertat duke pasur parasysh se ka ofertën e Al Ahli prej 8 milion euro.

Riberio ka shënuar 13 herë në 76 ndeshje për Kruzeiro.