LSDM: Bllokada do të arrijë kulmin kur të përfundoj mandati i kryetarëve të komunave

-

“Është e domosdoshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivanov menjëherë t’ia ndajë mandatin kryetarit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë”, ka deklaruar partia e LSDM-së në njoftimin e rregullt ditor.

Nga kjo parti shtojnë se për shkak të proceseve të bllokuara demokratike, Maqedonia ballafaqohet me probleme të cilat pengojnë qytetarët dhe sistemin e shtetit.

“Bllokimi i tillë, theksojnë do ta arrijë kulmin të hënën kur skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave të komunave. Të punësuarit në komuna, mësimdhënësit, do të mbeten pa paga dhe kompensime. Qytetarët nuk mund t’i marrin shërbimet e nevojshme nga komunat. Në këtë mënyrë, edhe më shumë do të ndërlikohet situata në të cilën gjenden qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për këtë shkak nevojitet transferim urgjent dhe i qetë i pushtetit, me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të fitojë institucione funksionale”.

Nga LSDM apelojnë deri tek të gjithë, përfshirë edhe presidentin Ivanov, që në mënyrë konstruktive të kyçen në proceset demokratike, të veprojnë me përgjegjësi dhe ndërgjegje si dhe të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe formim të qeverisë së re reformuese.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...