Maqedoni Mijallkov në aeroportin e Beogradit arrestohet për shkak të pistoletës në valixhe,...

Mijallkov në aeroportin e Beogradit arrestohet për shkak të pistoletës në valixhe, pastaj lirohet

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, e ka konfirmuar rastin në aeroportin e Beogradit, ku ka qenë i arrestuar menjëherë pas uljes së avionit, pasi që në valixhen e tij është gjetur një pistoletë.

Në deklaratën për Pres 24, Mijallkov ka thënë që gjatë nisjes për në udhëtim ka marrë valixhe të cilët nuk e ka vërtetuar, ndërkaq pistoleta ka qenë e gjetur në rengen në Aeroportin e Beogradit, por, prapë, ka dhënë një shpjegim të vogël dhe e ka vazhduar udhëtimin.

Megjithatë, ai shton se bëhet fjalë për pistoletë private, të cilët e ka poseduar me leje, dhe jo për armë zyrtare të MPB-së, gjegjësisht sepse atë e ka dorëzuar me braktisjen e postit, drejtor i DSK-së.