Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1- Shkup i përbërë nga gjykatësit Vladimir Pançevski, si kryetar i Këshillit të gjykatësve, Dijana Gruevska- Ilievska (zv/ kryetare e gjykatës v.j) dhe Lubinka Bashevska, (gjykatëse në rastin “Puçi”, v.j), për herë të dytë refuzoi të lëshoj urdhër për kërkim në sistemet e kompjuterëve të operatorit të telekomunikimeve lidhur me rastin “Targeti”, njoftoi pasdite PSP.

Gjykatësi në procedurë paraprake tash më njëherë refuzoi kërkesën e PSP-së për dhënien e urdhrit ndërsa vendimin e këtillë e konfirmoi edhe Këshilli Penal pasi PSP dorëzoi kërkesë të re për dhënien e urdhrit për bastisje.

PSP e shfrytëzon arsyetimin e njëjtë për, gjoja për kërkesë të paqartë dhe të pasaktë, ndonëse në kërkesë qartë është shënuar se kërkojnë të dhëna kompjuterike të deponuara në serverë, e që kanë të bëjnë me dokumente prej të cilave mund të vërtetohet cilat numra të telefonave kanë qenë objekt i përgjimeve, edhe pse siç njoftojnë nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva, në të qartë thuhet se “kërkohen të dhëna kompjuterike të deponuara në serverë, e që kanë të bëjnë me shënimet nga të cilat mund të vërehet cilët telefona janë lëndë e përgjimit”.

Gjithashtu, Këshilli  Penal me të njëjtën përbërje ka refuzuar si të pabazë edhe ankesën kundër vendimit të gjykatësit në procedurë paraprake- Elena Josifoviq me të cilin u refuzua kërkesa jonë për marrjen e kompjuterëve nga DSK. Ndryshe, Josifoviq është gjykatëse me procedurë paraprake në rastin “Thesari” ku të dyshuar për furnizim joligjor të pajisjes për DSK-në janë ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov, ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq, ish ndihmës- ministër në MPB.