Korrespondentë Menduh Thaçi mat forcat në terrenin e Zijadin Selës në rrethinën e...

Menduh Thaçi mat forcat në terrenin e Zijadin Selës në rrethinën e Strugës

Lideri i PDSh-së,  këtë fundjave qëndroi në Strugë dhe  rrethinë e saj. Për sonte është caktuar takim  me të rinjtë e fshatit Labunishtë,  i cili sipas numrit të banorëve, pas qytetit të Strugës  është vendbanimi i dytë  me më shumë banorë. Takimi do të mbahet në ora 17:00 në qendrën e Labunishtës, fshati i cili numëron afro 15.000 banorë. Në takim parashihet të marrin pjesë përfaqësues të lartë  partiak si dhe anëtarë të saj.

Menduh Thaçi, filloi të vizitoi më shpesh Strugën dhe rrethinën e saj pasi që prefekti Zijadin Sela vendosi të mos i bindet. Me Selën janë edhe disa ish deputetë të PDSh-së.

Grindja mes Selës dhe Thaçit u u aktualizua gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur partia opozitare e Strugës, PDSh-ja kundërshtoi propozimin Thaçit, për bartësin e listës të njësisë zgjedhore numër pesë.

Selën e kundërshtojnë edhe disa nga emrat më të njohur të komunës, para se gjithash, nga fusha e biznesit, për shkak të nismës për prishjen plazheve në bregun e Liqenit të Ohrit dhe në to të ndërtojë plazhe të reja bashkëkohore.

Dilaver Bojku- Leku,  i cili është njëri ndër koncesionerët e plazheve të Strugës, reagoi  për vendimin e ij dhe tha se Sela nuk ka vizion për Strugën.

Nuk as sensin e ndërtimtarisë e as të biznesit, por vetëm di të shkatërroj- thotë Leku, biznesmeni nga Veleshta.

Dilaver Bojku- Leku ka ndërtuar kompleks objektesh në plazhin “Akva skaj”( me dy restorante, market, 8 shtëpiza plazhi, renta- kar, platformë në liqen dhe tobogane), për të cilat pohon se 400.000 euro. Sipas vlerësimeve të tij të gjitha plazhet është investuar afro  katër- pesë milion euro, në të cilat punojnë 350 – 400 persona.