Maqedoni  “Marshi i heshtjes” nëpër rrugët e Shkupit

 “Marshi i heshtjes” nëpër rrugët e Shkupit

Qindra qytetarë janë grumbulluar tek shatërvani në parkun e qytetit në Shkup, tek udhëkryqi ku viktima e fundit në aksident trafiku ishte Davidi i mitur. Ata në shenjë revolte i lanë biçikletat e tyre në udhëkryq ku mbanin parullë me mbishkrim: “Koce, na kthe rrugët”.

Zlatko Radeski, babai i vajzës që humbi jetën në rrugën për këmbësorë në Lisiçë të Re i porositi të pranishmit dhe kompetentët, të tentojnë të ndjejnë dhimbjen e humbjes, që ai e ka si prind.

Ai ka kërkuar takim me kryetarin Koce Trajanovski që të bisedojnë për zgjidhje më të mira trafiku dhe për rritjen e sigurisë së këmbësorëve.

Vërehet prezenca e më shumë prindërve me fëmijë, ma karroca, me biçikleta, të brengosur për sigurinë e të dashurve të tyre. Qytetarët për momentin e bëjnë marshin e ashtuquajtur “marshi i heshtjes” që është i heshtur dhe pa zë për t’u dhënë përshëndetjet e fundit viktimave.

Kolona lëviz drejt barakave administrative të qytetit të Shkupit.