Kronikë Disa të mitur kanë rrahur një bashkëmoshatarë me shufër hekuri

Disa të mitur kanë rrahur një bashkëmoshatarë me shufër hekuri

SPB- Ohër deri tek prokuroria themelore publike ka dorëzuar raport special kundër tre të miturve, në bazë të Ligjit për drejtësi për fëmijë, për dyshimin se kanë kryer dhunë.

Siç njoftojnë nga MPB, të miturit më 31 korrik të këtij viti, janë futur në një oborr në Ohër dhe me shufër hekuri kanë sulmuar një tjetër të mitur dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.

“Njëkohësisht, duke kryer dhunë të ashpër, të miturit e denoncuar të moshës 15-16 vjeçe, të gjithë nga Ohri, kanë shkaktuar cenim, frikë dhe pasiguri tek të miturit tjerë që kanë qenë në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shufrën e hekurt pas ngjarjes të miturit e kanë futur në fushë, në pronësi të prindit të një prej të dyshuarve.

“Pas konsultimit me prokurorin publik dhe përfaqësuesit e Qendrës për çështje sociale, SPB Ohër i ka thirrur të gjithë të miturit dhe në prezencë të prindërve të tyre kanë kryer bisedën informative në lidhje me veprën penale. Shufra e hekurt është gjetur dhe konfiskuar”, thonë nga policia.