Maqedoni Ambasadori i Maqedonisë në takim me MPJ-në të Greqisë

Ambasadori i Maqedonisë në takim me MPJ-në të Greqisë

Ambasadori i ri i Maqedonisë në Athinë Darko Angellov, sot realizoi takim me Zëvendës ministrin të punëve të jashtme të Greqisë Dimitris Kurkullas. Takimi i parë i dy diplomatëve ishte thjeshtë për tu njoftuar dhe për diskutim më dinamik për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Takimi ishte protokollarë dhe kaloi në një atmosferë të mirë. Angellov në Athinë vjen nga Budapesti ku ishte njeriu i parë i Ambasadës Maqedonase në Hungari, si dhe trashëgimtarë i Ambasadorit dhe shefit paraprak të zyrës maqedonase për lidhje Sashko Stefkov. Ambasadori i ri në Athinë vjen në një periudhë shumë interesante në rikthim të mundshëm në skenën politike, turbulenca politike për shkak të zgjedhjeve, dhe polarizim i madh midis partive politike, e cila situatë plotësisht e ngushton hapësirën e mundësinë si dhe dëshirën që politikanët grek të angazhohen mbi e situatës së mbetur me çështjen e emrit.