Maqedoni Maqedonia këtë javë në agjendën e BE-së

Maqedonia këtë javë në agjendën e BE-së

Maqedonia këto ditë do të jetë prezent në agjendën evropiane. Me konkludimin e pritur që duhet të miratohet nesër nga ministrat për punë të jashtme, pjesëmarrja e kryeministri Gruevski në takimin e Komisionit Evropian kushtuar politikës transportuese në rajon dhe me raundin e tretë të negociatave mes pushtetit dhe opozitës në euro- parlament, kjo javë do të jetë e pasuruar me ngjarje për vendin në BE.

Kryeministri Gruevski nesër do të merr pjesë në takimin e organizuar nga euro- komisari për negociata para-aderuese Johaned Han dhe homologia e saj për transport, Violeta Bulc, kushtuar rrjetit transportuese në Ballkanin Perëndimor. Në takim do të marrin pjesë gjashtë kryeministrat nga rajoni.

Njëkohësisht në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE-së përgatiten të miratojnë konkludim kritik për Maqedoninë, ku shprehet shqetësimi serioz për gjendjen politike në vend dhe kërkohet hetim për regjistrimet e publikuara nga opozita, mëson “Meta”.

Gjatë kësaj jave, nuk dihet dita e saktë, do të caktohet edhe raundi i tretë i negociatave mes VMRO DPMNE dhe LSDM në Parlamentin Evropian ku, me ndihmën e tre ndërmjetësve evropiane, Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Houit, të dyja palët tentojnë të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza politike.