Maqedoni LSDM: Miratuam programin zgjedhor për të shpëtuar shtetin

LSDM: Miratuam programin zgjedhor për të shpëtuar shtetin

Kongresi i  LSDM-së pas aklamimit miratoi programin e për zgjedhjet e vitit 2016,  njoftuan nga partia.

-Hartuam një program që realisht mund të zbatohet. Ky program i LSDM-së dhe i qytetarëve për shpëtimin e shtetit të përbashkët- deklaroi kryetari Zoran Zaev në fjalimin përmbyllës para delegatëve.

Propozimet e diskutuesve në kongresin programor, sot janë rezultat i një procesi të gjerë debati që hapi LSDM-ja me opinionin e gjerë të qytetarëve, ekspertëve, shoqërisë civile, me qëllim miratimin e programit për të gjithë në Maqedoni.

Kongresi vlerësoi se është miratuar program triumfues i LSDM-së dhe qytetarëve.