Maqedoni LSDM: Mesazhet që vijnë nga SHBA dhe BE tregojnë përgjegjësinë e politikanëve

LSDM: Mesazhet që vijnë nga SHBA dhe BE tregojnë përgjegjësinë e politikanëve

LSDM përmes njoftimin me shkrim shprehu falënderim për SHBA-në dhe BE-në, sepse siç thonë nga partia, vazhdojnë t’i mbështesin interesat strategjike të R. së Maqedonisë.

“Mbështetja qartë e shprehur nga SHBA për proceset demokratike të Maqedonisë dhe integrimeve euro- atlantike kanë rëndësi të madhe për qytetarët dhe ardhmërinë e shtetit. Reformat demokratike, sundimi i të drejtës, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinës, integrimi në NATO dhe BE, që Departamenti i shtetit i tregoi si të rëndësishme për shtetin tonë, janë vullneti i shumicës së qytetarëve në Maqedoni, që e tregoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, mesazhet që vijnë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian tregojnë me çfarë përgjegjësie ballafaqohet subjektet politike në Maqedoni në periudhë kur merren vendimet kyçe për të ardhmen e shtetit dhe formatin e prioriteteve të qeverisë së ardhshme.