Maqedoni LSDM: Ivanovi shkel Kushtetutën dhe ligjin, është lajm i rrejshëm se ka...

LSDM: Ivanovi shkel Kushtetutën dhe ligjin, është lajm i rrejshëm se ka vepruar sikur Gligorovi!

Gjorgje Ivanov gënjen qytetarët e Maqedonisë. Lajm i rrejshëm është se me ndarjen e mandateve, Ivanovi na vepruar siç ka vepruar presidenti Gligorov në vitin 1992, reagoi sot LSDM.

Partia deri tek mediat dërgoi kopje nga njoftimi i kabinetit të presidentit Kiro Gligorov nga 14 korriku i vitit 1992, për të cilin qartë tregon se presidenti Gligorov ia ka dhënë mandatin partisë së dytë në zgjedhjet e asaj kohe, pa i kërkuar nënshkrime nga 61 deputetë dhe të vendos kushte për program, “siç këtë e bëri Ivanovi me kërkesën për Zaevin”.

“E vetmja gjë që ka kërkuar atëherë presidenti Gligorov nga partia e dytë është, citojmë, “të zgjedhin kandidat të cilin presidenti i Republikës do ta përcaktonte për mandatar për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë”. Gjorgje Ivanov ia ndau mandatin Nikola Gruevskit pa i kërkuar nënshkrime nga 61 deputetë dhe pa vendosur kushte për programin dhe si pasojë, nuk ka të drejtë këtë ta kërkoj nga kryetari i LSDM,-së”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Partia thekson se bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës nga presidenti i shtetit, për çka ka përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe Kodit penal.