Maqedoni LSDM: Ivanov është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet qytetarëve

LSDM: Ivanov është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet qytetarëve

Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të sillet si tiran ndaj popullit, vetëm që të kënaq një person dhe familjen e tij që t’i realizojnë platformat e tyre kriminale, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj intervistës së presidentit për gazetën austriake “Viener Cajtung”.

Me këtë Ivanov, siç thuhet më tej në reagim, është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet qytetarëve.

“Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e vet legjitim në Kuvend. Bëhet fjalë për shumicë stabile parlamentare që është pushtet në shtet! Shumica parlamentare ka për obligim dhe do t’i mbrojë interesat e shtetit dhe të qytetarëve, me atë që do ta formoj qeverinë e re reformuese të Maqedonisë unitare, sipas Rregullores, Kushtettës dhe ligjeve. Gruevski dhe VMRO DPMNE janë opozitë. Ivanov nuk do t’i pengoj proceset demokratike”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.