Maqedoni LSDM: Gruesvki le të thirr Ivanovin që t’I anulojë të gjitha vendimet...

LSDM: Gruesvki le të thirr Ivanovin që t’I anulojë të gjitha vendimet e abolacionit

Pasi që Maqedonia u ngrit më këmbë në mbrojtje të rendit kushtetues, shtetësisë dhe ligjeve, VMRO- DPMNE me dëshpërim po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për vendimet kundër shtetërore të Gjogje Ivanovit, reagojnë nga LSDM-ja në kumtesën e VMOR- DPMNE-së, në të cilën partia në pushtet propozon që të gjitha partitë të dorëzojnë letër Ivanovit që ta rishqyrtojë vendimin e tij të abolacionit.

Nga opozita thonë se Nikolla Gruevski është porositës i vendimit të Ivanovit.

“Krizën në Maqedoni e krijoi pikërisht kjo bandë kriminele e cila jo vetëm që ka vjedhur paratë e qytetarëve por edhe votat e tyre  nëpërmjet listës zgjedhore të krimit dhe numrit të madh të abuzimeve. VMRO- DPMNE nuk mund t’i gënjejë qytetarët dhe Nikolla Gruevski i bëri thirrje Ivanovin të anuloj, përkatësisht  të tërheq të gjitha vendimet për abolacion të Llambe Arnaudovit, për shkak të “gabimit teknik”. Qëndrimi i LSDM-së  që në fillim është i qartë: tërheqja e të gjitha vendimeve për abolacion të miratuara më 14 prill 2016 dhe përgjegjësi për të gjitha krimet e bëra”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.