Maqedoni LSDM do t’i tërheq vërejtjet për KSHZ-në nëse VMRO DPMNE pranon propozimet...

LSDM do t’i tërheq vërejtjet për KSHZ-në nëse VMRO DPMNE pranon propozimet e të huajve për mediumet

Ne do t’i tërheqim vërejtjet që i kemi lidhur me metodologjinë për pastrimin e listës zgjedhore nëse VMRO DPMNE pranon propozimet e komunitetit ndërkombëtarë për reforma në mediume- deklaroi Damjan Mançevski nga LSDM.

“Nëse edhe kjo nuk është e pranueshme për VMRO DPMNE-në, atëherë ata me të vërtetë nuk duan të ketë zgjedhje të korrekte dhe demokratike” thotë Mançevski.

Ai sqaroi se propozime e partisë në pushtet për Ligjin e mediumeve jo vetëm që nuk janë të pranueshme për LSDM-në, por nuk janë të pranueshme edhe për punonjësit mediatik.