Maqedoni Lidington: Nuk jemi të sigurt nëse në Maqedoni ka kushte për zgjedhje...

Lidington: Nuk jemi të sigurt nëse në Maqedoni ka kushte për zgjedhje më 5 qershor

Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Dejvid Lidington apelon që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ta ndërpresë vendimin me të cilin do t`i fal të gjithë politikanët, emrat e të cilëve gjenden në procedura para hetimore për keqpërdorime të ndryshme.

Ministri britanik për Evropën i bëri thirrje presidentit Ivanov që të tërheq vendimin për falje.

“Vendimi i presidentit më 12 prill që të fal persona që kanë kryer keqpërdorime. Vendimi  i tillë ia merr të drejtën popullit të Maqedonisë. Bisedat e përgjuara vitin e kaluar ngritën çështje serioze për sundimin e të drejtës dhe besueshmërinë e zgjedhjeve. Këto akuza duhet të hetohen për zgjidhjen e krizës në vend. I bëj thirrje presidentit të Maqedonisë të tjetërsojë vendimin” thuhet në reagimin e Lidington.

Ministri britanik gjithashtu shprehi shqetësim se Maqedonia është e gatshme të organizoj zgjedhje të besueshme më 5 qershor.

“Maqedonia duhet të ketë zgjedhje më 5 qershor. Ne jemi të shqetësuar për gjendjen lidhur me përgatitjet për zgjedhje, për shkak të listës së papastruar zgjedhore. Shpresoj që protestat publike do të zbatohet pa u përshkallëzuar në dhunë. Bisedova me kreun e VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski më 12 prill ku kërkova të merren hapa konkrete në këtë drejtim” thuhet në reagimin e Lidington.