Maqedoni Takimi i liderëve anulohet për të martën

Takimi i liderëve anulohet për të martën

Takimi i liderëve i paralajmëruar për të hënën, do të mbahet një ditë më vonë, të martën, njofton televizioni Alsat-M.

Sipas të dhënave të televizionit, në Shkup do të udhëtoj vetëm euro- komisari Johanes Han, pa tre euro- deputetët Uajgl, Kukan dhe Houit, që ishin pjesë e negociatave në Strasburg.

Takimi nuk do të mbahet në Klubin e deputetëve, por në rezidencën e ambasadorit Aivo Orav.

Nga BDI konfirmojnë se në takim janë takuar edhe liderët e partive shqiptare. Jozyrtarisht, ardhja e Han pritet t’i shtoj përpjekjet për tejkalimin e çështjeve kontestuese mes pushtetit dhe opozitës.