Maqedoni Liderët arritën marrëveshje që të vazhdojnë bisedimet

Liderët arritën marrëveshje që të vazhdojnë bisedimet

Liderët e partive kryesore politike u takuan sot në Klubin e deputetëve për t’i vazhduar diskutimet për organizimin e saktë të qeverisë e cila do t’i përgatit zgjedhjet, siç parashihet në pikën e gjashtë të marrëveshjes së 2 qershorit, thuhet në njoftimet partiake të LSDM, BDI dhe VMRO DPMNE.

“Në këtë drejtim, liderët arritën marrëveshje të takohen sërish në ditët në vijim. Kryeministri Nikolla Gruevski prezantoi plan- programin qeveritar për zbatimin e rekomandimit të reformave sistemore në fushën e sundimit të së drejtës që është e nevojshme që të zbatohet në përputhje me pikën 6 nga marrëveshja e 2 qershorit, thuhet në njoftimin e përbashkët të LSDM, BDI dhe VMRO DPMNE.