Maqedoni Kukan, Flekenshtajn dhe Uajgl do të rekomandojnë PE të anulojë miratimin e...

Kukan, Flekenshtajn dhe Uajgl do të rekomandojnë PE të anulojë miratimin e raportit

I bëjmë thirrje kryetarit dhe partive politike që të respektojnë vendimin demokratik të qytetarëve të vendit dhe pa anulim të mëtutjeshëm të pranojnë çdo shumicë parlamentare, thuhet në deklaratën e përbashkët të treshes euro- parlamentare, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Uajgl lidhur me ngjarjet aktuale politike në Maqedoni.

“Siç kemi treguar disa herë së bashku me komisarin Han, presim qeveria e re të bazohen në konsensus gjithëpërfshirës, reformues dhe bashkëpunim ndëretnik. Apelojmë të ketë përgjegjësi nga presidenti dhe partitë politike të përmbahen nga çfarëdo deklarata apo veprime provokuese. Epilogu i zgjedhjeve dhe vullneti i popullit kanë rëndësi elementare që të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike, siç pritet nga një shoqëri demokratike, thuhet në kumtesën e treshes evropiane.

Kukan, Flekenshtajn dhe Uajgl në kumtesë më tej thonë se ngjarjet e fundit mund të kenë ndikim të madh edhe në perspektivën ekonomike të vendit.

“Siç qëndrojnë gjërat, ne jemi të obliguar t’i rekomandojmë Parlamentit Evropian të anuloj votimin e planifikuar plenar për Raportin e vendit për vitin 2016”, thuhet më tej.