Maqedoni KSHZ: VMRO DPMNE e para, E Majta e fundit në fletën e...

KSHZ: VMRO DPMNE e para, E Majta e fundit në fletën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit

VMRO DPMNE do të jetë e para, PDSH e dyta, BDI e treta ndërsa LSDM e katërta në fletën e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, vendosi shorti që sot u mbajt në KSHZ.

E pesta në fletë do të jetë Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, i gjashti PDP, i shtati Uniteti, i teti Partia Liberale, i nënti VMRO për Maqedoni, i dhjeti Besa dhe i fundit dhe i njëmbëdhjetë E Majta.

Të dielën, njoftojnë nga KSHZ, liderët e partive politike do të firmosin Kodin për sjellje korrekte gjatë fushatës.