Maqedoni Kostovski: Gjyqësori gjatë kohës së LSD-së ka prekur fundin

Kostovski: Gjyqësori gjatë kohës së LSD-së ka prekur fundin

“LSD njëherë veç më e ngeci dhe e partizoi gjyqësorin me riemërimin e 600 gjykatësve, të cilët i kishin kaluar filtrat e tyre partiak”, ka thënë në konferencë shtypi Darko Kostovski nga VMRO DPMNE-ja, si reagim ndaj intervistës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për “Radio Evropa e Lirë”.

Sipas tij, gjyqësori tashmë ka prekur fundin.

“Tash Zaevi tenton të realizoj skenarin e njëjtë vetëm që të shpëtoj nga përgjegjësia për krimin që e ka bërë. Zaevi mendon se nëse në gjykata vendos vazalë partiak, kjo do ta amnistojë ashtu siç e amnistoi Branko Cërvenovski për krimin në “Global” në vlerë prej tetë milionë euro apo siç Katica Janeva e shpëtoi nga përgjegjësia në rastin “Puçi”, ka shtuar Kostovski.